Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon hap thirrjen për praktikantë. Programi i Intershipit ofrohet për një periudhë 3 mujore dhe synon të përgatisë studentët e të rinjtë për të punuar në mënyrë profesionale, duke kontribuar në projekte të ndryshme të Unionit.
Detyrat kryesore që një praktikant/e do kryejë janë si më poshtë:
- Të marrë pjesë në aktivitetet dhe projektet e ndryshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon;
- Të ndihmojë në mbarëvajtjen e punëve administrative të organizatës;
- Të ndihmojë në detyra të ndryshme që mund të kërkohen.
Kërkesat për pranimin në Programin e Intershipit:
Kandidati që dëshiron të aplikojë për t`u përfshirë në programin e intershipit duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Duhet të jetë student ose të ketë mbaruar studimet kryesisht në degët si: shkencat sociale, shkencat juridike, graphic design, gazetari dhe komunikim, regji etj;
- Të kenë njohuri të mira të kompjuterit në sistemet e operimit, programet bazë dhe motorët e kërkimit (Windows, MS Office etj);
- Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe individualisht;
- Të ketë dëshirë për të punuar vullnetarisht.
- Të jetë në gjendje të punojë i/e pavarur dhe t’i menaxhoj detyrat në mënyrë proaktive;
- Gatishmëri për të përvetësuar njohuri të reja dhe të qenurit fleksibil.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre dhe një letër motivimi në adresën: [email protected], me subjekt “Aplikim per internship“. Thirrja për aplikime është e hapur deri në datën 28.02.2023.
Në përfundim të praktikës bëhet edhe pajisja me një çertifikatë dhe letër reference.