Andriola Kambo

 

Andriola Kambo është Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR). Studimet e larta i vazhdoi në Elbasan, ku është diplomuar për “Histori – Gjeografi” në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Më pas, ajo përfundoi studimet Master pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë me fokus në Histori, nga ku mori dhe kualifikimin si Mësuese e Historisë për Shkollat e Mesme. Po në këtë Fakultet në vitin 2012 merr dhe titullin Master i Shkencave (MSc) në drejtimin Histori.

Andriola Kambo prej vitit 2013 vazhdon punën akademike për marrjen e gradës “Doktor i Shkencave” në fushën e Historisë nga Universiteti i Tiranës, ku si fokus i kërkimit shkencor është “Arsimi në Kosovë dhe treva të tjera shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Në vitin 2014, ajo rikthehet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan, por kësaj radhe si pjesë e katedrës së “Fakultetit të Shkencave Humane”.

Në vitin 2015, ajo i bashkohet drejtimit të Bashkisë së Tiranës, në rolin e Këshilltares së Kryetarit të Bashkisë, Z. Erion Veliaj.

Andriola Kambo vjen nga bota akademike, ku shquhet për kontributin e saj disa vjeçar, në pasurimin e biblotekës shkencore të historisë shqiptare. Ajo është autore e disa botimeve shkencore, ku vlejnë të përmenden: “Qeveria e Princ Vidit dhe Protokolli i Korfuzit” botuar në vitin 2019, Tiranë; “Ecuria e Kryeqytetit Shqiptar këto 99 vjet” botuar në vitin 2019, Tiranë; “Rikthim në Histori në Marsin e 1914 kur Shqipëria kishte Princ Vidin”, botuar në vitin 2019, Tiranë dhe “Tirana 11 shkurt 1920 – Kryeqytet i Shqipërisë” botuar në vitin 2016, Tiranë.

Prej vitesh tashmë, Znj. Kambo njihet për kontributin dhe profesionalizmin e treguar në fushën e politikës së jashtme të shtetit shqiptar dhe të historisë shqiptare. Nën autorësinë dhe bashkëautorësinë e së cilës janë dhe botime shkencore dhe pjesëmarrja në konferencat ndërkombëtare si: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në Sapienza University of Rome (2012); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në Mediterranean Journal of Social Sciences Romë (2012); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në Vlorë (2012); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Instituti Alb-Shkenca, Prishtinë Takimi VI (2012); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare organizuar nga Universiteti i Prizrenit (2013); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare organizuar nga Ambasada Greke dhe Akademia e Shkencave në Tiranë (2013); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në Bukuresht, Rumani (2014); Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në Tiranë nga Qëndra e Studimeve Albanologjike (2014).