Në Preshevë, bashkë me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës znj. Anuela Ristani zhvilluam një takim me kabinetin e kryetarit të Komunës së Preshevës, ku i falenderuam për mikpritjen e Muzeut te lëvizshëm “Tirana vjen tek ti”, dhe bashkëbiseduam rreth projekteve të përbashkëta në zhvillimin e turizmit rajonal. Së shpejti, komuna e Preshevës do të asistohet në ngritjen e kapaciteteve për zyrën e turizmit.Vizita në Komunën e Preshevës vazhdoi më pas, tek Zyra e të rinjëve, ku u mirëpritëm nga koordinatori i zyrës Altin Boriçi dhe stafi i tij energjik, ku diskutuam rreth mundësive të bashkëpunimeve ndërmjet të rinjëve në rajon dhe rritjen e kuotave të studentëve nga Presheva që studjojnë në Tiranë.
Gjatë vizitës në Preshevë, bashkë me stafin e komunës vizituam nga afër kompleksin sportiv, një investim i Komunës së Preshevës i sapo përfunduar.
Ky terren sportiv me kushte cilësore do i shërbej fëmijëve dhe të rijnve të Preshevës, të cilët meritojnë më të mirën.
Një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Preshevës është që së shpejti nisin punimet për ndërtimin e parkut të parë urban. Bashkia Tiranë do jetë bashkëfinancuese e këtij projekti, mjaft të nevojshëm për Komunën e Preshevës.