- Anëtarët e UBSHR diskutojnë format e rimëkëmbjes pas Covid -19
Ndërmarrja e veprimeve të përbashkëta për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në rajon u diskutuan këtë të enjte nga përfaqësuesit e bashkive dhe komunave, anëtarë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
Në një takim të realizuar online u vu theksi në ideimin e projekteve të përbashkëta afatgjata për këtë sektor pas lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.
“Turizmi si një nga sektorët kryesorë të ekonomisë ka nevojë për nxitje dhe gjetjen e rrugëve të reja për promovim”- thanë specialistët rajonalë.
Ata ndanë të njejtat mendime për gjetjen e rrugëve se si të zhvillohet turizimi në qytetet shqipfolëse, si dhe hapat që duhen ndjekur për ta parë si një të tërë në shërbim të fuqizimit ekonomik dhe kapërcimit sa më lehtë të pasojave që po lë pas pandemia.
Mbështetja e turizmit rajonal përmes promovimit, zbulimit dhe diversifikimit të paketave turistike do të jenë hapat fillestarë në promovimin e rajonit.