Së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe stafin e komunës, vizituam “Panairin e Artizanateve”, ku zejtarët duarartë dhe OJQ e zonës bëhen bashkë duke promovuar punimet e tyre të dorës.
Vizituam nga afër edhe Çerdhen e parë publike në qytetin e Prizrenit, e cila e ndërtuar me të gjitha kushtet bashkëhore dhe një nga më të më mëdhat në Kosovë me sipërfaqje 1800 m2.Inspektuam edhe Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve, si një hapësirë për zhvillimin ekonomik, zhvillimin e teknologjive të reja dhe një mundësi më shumë për të rijntë në krijimin e vendeve të reja të punës.Ndarja e praktikave të mira dhe modeleve të suksesshme ndërmjet bashkive dhe komunave pjesëmarrëse është një nga qëllimet e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.