Home > Aktivitete > Muzeu i Lëvizshëm “Tirana vjen tek ti”, vjen në qytetin e Pejës

Muzeu i Lëvizshëm “Tirana vjen tek ti”, këtë herë erdhi në sheshin e qytetit të Pejës, ku u mirëprit me vallen tradicionale Tiranase nga grupi i talentuar i vajzave pejane. Në Pejë sollëm një pjesëz të Tiranës, të cilën teksa e viziton në mbrendësi të muzeut gjendesh i rrethuar me foto të maleve që e qarkojnë plot hijeshi, ku në brendësi të muzeut pulson jeta e kryeqytetit, rikrijuar përmes etapave kryesore të historisë së tij. Në zemër të kësaj kujtese spikasin gjurmë dhe simbolika, të cilat qysh në zanafillë, kanë qenë simbol i shndërrimeve të forta shoqërore e politike të kombit shqiptar. Mirënjohje me zemër Peja për mikpritjen plot dashuri.