Home > Aktivitete > Me përfaqësuesit e Organizatës së Sipërmarrjeve Turistike Shqiptare

Krizat janë mundësi për ti dhënë dorën njëri-tjetrit dhe për t’u ringritur më të fortë!
Bashkë me Anuela Ristanin zhvilluam një takim të frytshëm me përfaqësuesit e Organizatës së Sipërmarrjeve Turistike Shqiptare, ku biseduam rreth problematikave që bizneset turistike po përballen për shkak të pandemisë.
Dakordësuam që së bashku do punojmë në mbështetjen e sipërmarrjeve turistike shqiptare në rajon dhe në gjetjen e mekanizmave lehtësues për këto biznese.