Home > Të tjera > Gëzuar festat!

Viti i ri 2020 më jep rastin e lumtur që në emër të Sekretariatit t’i dërgoj “Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit” përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të mira.
Sfida të mëdha na presin përpara, të cilat jam e bindur se do t’i përballojmë së bashku përmes përqëndrimit të energjive të përbashkëta. Ne do t’u japim jetë projekteve tona të përbashkëta ndërkufitare me vullnetin e besimin e ndërsjelltë që kemi për t’i bërë bashkitë ose komunat tona modele të suksesit, të bashkëpunimit e të mirëkuptimit.
Rrugëtim të mbarë në vitin 2020, si një simbol i shpresës mbarëshqiptare për prosperitet kombëtar, për bashkëpunim të gjithanshëm e të suksesshëm në realizimin e aspiratave tona kombëtare dhe europiane. Gëzuar!
Andriola Morina Kambo