Home > Thirrje > Ftesë për ofertë- Për pjesëmarrje në proçedurën e tenderit me objekt “Produksion dhe post produksion për 9 spote promovuese që do realizohen në kuadër të aktivitetit “Hapja e sezonit turistik në qytetet shqipfolëse -Eja N’Shpinë Tënde”

Për pjesëmarrje në proçedurën e tenderit me objekt “Produksion dhe post produksion për 9 spote promovuese që  do realizohen në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Cair, Ttuz, Ulqin, Preshevë, Bujanoc, Gjirokastër, në kuadër të aktivitetit “Hapja e sezonit turistik në qytetet shqipfolëse më 10 qershor-Eja N’Shpinë Tënde”.

Në kuadër të 1 vjetorit të startimit të projektit për promovimin e Turizmit Rajonal nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon me spotin “Eja n’shpinë tënde” dhe në kuadër të datës historike të Lidhjes së Prizrenit është planifikuar zhvillimi i Pritjes Zyrtare të hapjes së sezonit turistik të qyteteve shqipfolëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor më 10 qershor 2021 në sheshin “Italia”. Ky event do të përfshijë një pjesëmarrje të gjerë të aktorëve qeveritar në nivel rajonal. Formati dhe organizimi i Pritjes Zyrtare është konceptuar në bazë të një prej itinerareve të krijuara nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon në kuadër të promovimit dhe zhvillimit të turizmit rajonal me titull “Uji, Deti dhe Shqiptarët” i cili përfshin një itinerar të qyteteve shqipfolëse me objekt prezantimin e turizmit balnear.

Pritja do të përfshijë jo vetëm fjalën e rastit të të ftuarve por është dedikuar edhe një programacion me karakter artistic, me elementë të trashëgimisë sonë kulturore, promovimi të atraksioneve turistike, mundësi prezantimi, njohje dhe degustim i produkteve të ndryshme të gatimeve dhe pijeve tradicionale për të bërë të mundur prezantimin e mozaikut të plotë turistik të vendeve të rajonit.

Për të bërë të mundur promovimin e destinacioneve turistike të qyteteve shqipfolëse, anëtrae të Unionit, ne një ekran LED gjatë eventit do të prezantohen video spote të shkurtra të qyteteve dhe atraksioneve të tyre më të vecanta.

Autoriteti Kontraktor, UNIONI I BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJON do te zhvillojë procedurën e prokurimit me objekt: “Produksion dhe post produksion për 9 spote promovuese që  do realizohen në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Cair, Tuz, Ulqin, Preshevë, Bujanoc, Gjirokastër,në kuadër të aktivitetit “Hapja e sezonit turistik në qytetet shqipfolëse më 10 Qershor-Eja n’shpinë tënde” me Fond limit 30,000 Euro me TVSH.

Operatori ekonomik pjesemarres ne oferte duhet të sigurojë:

  1. Oferten financiare
  2. Specifikimet teknike

Me poshte jepen te permbledhura specifikimet teknike qe UBSHR parashikon per realizimin e Spoteve Promovuese, te cilat duhet te jene te detajuara ne ofertat e cdo operatori ekonomik.

  • Stafi i nevojshem per realizimin e spoteve promovuese (bazuar ne lindjen e nevojes gjate xhirimeve si: regjizor, skenarist, producente, operatore, asistente, montazhier, intervistues apo gazetare, etj)
  • Te gjitha instrumentat dhe materialet e nevojshme për xhirimet (paisje ndricimi dhe audio, dron, paisje te realizimit te skenografise, etj)  
  • Të mund te krijoje montazhe me cilesite dhe specifikimet e duhura (efekte, muzike, grafike, titra)
  • Realizuesi i spotit duhet te angazhohet te prodhojë spotet sipas kerkesave kohore te organizatoreve si dhe te mundesoje ndryshime te karakterit grafik per te qene ne perputhje me strategjine e UBSHR.

Bashkengjitur gjenden dokumentat standarde te procedures se tenderit te detajuara, te cilat ofertuesi ekonomik i interesuar duhet t’i siguroje dhe dorezoje prane zyrave te UBSHR dorazi ose me poste ne adresen si me siper.

Afati kohor për dorëzimin e ofertave: 20.05.2021, ora 11:00 AM.

Afati kohor për hapjen e ofertave: 24.05.2021, ora 11:00 AM

Afati kohor për ekzekutimin:   Menjëhërë pas lidhjes së kontratës

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet

Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: [email protected].

Cdo person i interesuar mund te dorezoje dokumentat e tenderit mbi kete procedure duke u paraqitur pranë zyrave të Unionit ose me ane te postes ne adresen: Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës, Kati 2, Zyra 18, Tiranë.