Kryetarët e komunave shqiptare të rajonit së bashku me artistët e njohur të artit dhe skenës shqiptare si Sabri Fejzullahu, Elita 5 dhe Emina Cunmulaj u mikëpritën nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj
Një takim mirëserardhje në Tiranë por edhe për të diskutuar se ç’mund të bëjmë më shumë e më mirë për promovimin e qyteteve të Unionit dhe për një sezon turistik të suksesshëm. Ambasadorët më të mirë të promovimit të vlerave kulturore dhe destinacionet turistike të qyteteve tona janë artistë si Emina Cunmulaj, Sabri Fejzullahu dhe grupi i Elita 5.