Në Tiranë çelëm sezonin turistik për qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit përëndimor.
Me prezencën e të ftuarve, ministrat e Turizmit, Kulturës dhe Bujqësisë së Qeverisë Shqiptare, Ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri Sh.T.Z Yuri Kim, Znj. Majlinda Bregu drejtuese e RCC, kryetarët e komunave shqiptare në rajon, të ftuar dhe miq nga i gjithë rajoni.
U vlerësuan me “Mirënjohjen” e Unionit artistët : Sabri Fejzullahu, Emina Çunmulaj, Kleid Kadiu, Elita 5, Orinda Huta dhe gazetarja Rudina Magjistari për promovimin e destinacioneve turistike të rajonit dhe pjesëmarrjen në spotin “Eja në shtëpinë tënde”
Skenografia e këtij eventi në kuadër të promovimit dhe zhvillimit të turizmit rajonal me titull “Uji, Deti dhe Shqiptarët”, e cila u kompozua nga simbolika e Ullirit dhe degët e tij si element që na bashkon të gjithëve, po edhe lumenjtë dhe liqenet të cilet përshkojnë qytetet e rajonit.
Një falenderim i veçantë shkon për shijen shqiptare nga Cereni i Ismet Shehu, Kantina Arbripër vërën e çmuar, Mrizi i Zanave për prodhimet bio dhe elementet e bukura shqiptare të sjellura nga kostumet e Traditës Popullore të Edlira Sulaj. Marsela Çibukaj & Vitmar Basha për muzikën e përzgjedhur shqiptare që sollët. Orinda Huta për moderimin dhe suportin në promovimin e aktiviteteve të UBSHR. Mirënjohje me për secilin që punoj për të bërë të mundur realizimin e këtij eventi.