U mbajt në Tiranë, mbledhja e asamblesë së përgjithshme të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon. Në takim morën pjesë kryetarët e komunave antarë të Unionit, ku ndanë eksperiencat e tyre në menaxhimin e pandemisë Covid-19 në qytetet e tyre.
Bashkë me komunat pjesëmarrëse vendosëm të ngrejmë kapacitet dhe formëzojmë struktura e Emergjencave civile rajonale, në përgjigje të kushteve dhe pandemisë ku ndodhemi.Turizmi rajonal dhe hartëzimi i projekteve të suksesshme të Komunave ishte një tjetër hap i rëndësishëm që do të ndërmerret së shpejti nga UBSHR.