Home > Konferenca > Tirana 100 vjet kryeqytet

Përmbledhje e aktiviteteve

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Tiranës, më 11 Shkurt kryeqyteti u shndërrua në një qytet festiv. Programi i Bashkisë së Tiranës ishte i ngjeshur me zhvillimin e simpoziumeve, konferencave, koncerte, panaire, ekspozita etj.

Në aktivitetet kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme të kombit shqiptar, morën pjesë deputetë, anëtarë të qeverisë, kryetarë komunash nga vendi dhe trevat shqiptare, personalitete të klerit dhe të kulturës shqiptare si dhe pasardhës të familjeve të vjetra të zonës.

Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon dhe Bashkia e Tiranës i dhanë mbështetjen financiare këtij aktiviteti.

Në ceremoninë e organizuar nga bashkia e Tiranës kryebashkiaku Veliaj u shpreh se, 100-vjetori e gjen Tiranën me aspiratën për t’u bërë një qytet modern dhe evropian.

Jam i lumtur që jemi të gjithë bashkë në këtë ditëlindje të parë, të shekullit të parë të Tiranës kryeqytet. Tirana nuk është perfekte, por megjithatë ka aspiratën të bëhet një qytet modern dhe europian. Kemi shumë punë përpara”. Sipas kryebashkiakut, klasa politike ka për detyrë të plotësojë kohën e humbur në 100 vitet që lamë pas.“E kemi vetë në dorë ecjen përpara apo pengimin e këtij qyteti, mallkimin apo bekimin e këtij qyteti. Unë besoj se do të marrim vendime të drejta, që Tiranën ta çojmë përpara”-u shpreh ai.

Anëtarët e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon morën pjesë në tri aktivitete siç ishin Ceremonia Solemne ne Katedralen ortodokse; Simpoziumi Shkencor “Tirana 100 vjet kryeqytet” dhe Pritja në Pallatin e Brigadave.