Home > Vende Vakante > Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon hap thirrjen për ekspertë (trajnerë/mentorë) për 6 aktivitetet e parashikuara gjatë zhvillimit të projektit WORD (Women on Rural development)

“Gratë në zvillimin rural” (WORD) është një projekt mundësuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, nën fondin e Small Grants for Democracy, që synon fuqizimin ekonomik dhe social të  grave në Tiranë duke ofruar trajnime, seminare, mentorim, promovim dhe rrjetëzim për ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe krijimin e turizmit rural të qëndrueshëm. Projekti i propozuar do t’u japë grave mundësi për të rritur njohuritë, për tu informuar me mundesite e aksesimit te tregut dhe e gjithë kjo do të çojë në përmirësimin e situatës ekonomike të grave dhe fuqizimin e tyre shoqëror. Për këtë arsye, lind nevoja e ngritjes së një grupi ekspertësh nga vendi dhe rajoni, me backgrounde të ndryshme në fushat si vijon, në mënyrë që të japin ekspertizën e tyre në trajnime/mentorime për gratë pjesëmarrëse në projekt, konkretisht:

  1. Eksperte në ofrimin e këshillimit në shërbimet e biznesit
  2. Eksperte në ngritjen e kapaciteve për zhvillim dhe modelim biznesi
  3. Eksperte në ofirmin e shërbimeve të mikpritjes dhe rritjen e vlerës në zinxhirin e turizmit
  4. Ekspert në edukimin financiar dhe lehtësimin e aksesit në financë
  5. Eskperte në fushën e trashëgimisë kulturore
  6. Eksperte e zhvillimit të produkteve e strategjive të marketingut të turizmit
  7. Ekspertë në fuqizimin ekonomik dhe social,  në aftësitë e lidershipit dhe menaxhimit
  8. Ekspert ligjor në sektorin e zhvillimit të turizmit rural

Objektivat kryesore të projektit janë:

  1. Rritja e aftësive dhe kapaciteteve të 100 grave të përfshira në sektorin e turizmit
  2. Transformimi I shtëpive në aktivitete fitimprurëse (bujtina) me rëndësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale
  3. Krijimi I një oferte turistike të integruar
  4. Krijimi I një destinacioni gjatë gjithë vitit për zonat rurale
  5. Rrjetëzimi i grave sipërmarrëse, zhvillimi i shërbimeve/produkteve në sektorin e turizmit
  6. Rritja e ndërgjegjësimit në rajon për rëndësinë e zhvillimit të turizmit rural
  7. Transmetimi i aftësitëve dhe mundësitë për të rinjtë

Projekti parashikon 4 aktivitete në formë trajnimi, 1 aktivitet në formë mentorimi dhe 1 aktivitet përmbledhës me qëllim ndarjen e praktikave më të mira në agroturizëm. Për secilin aktivitet parashikohen minimalisht të kontraktohen 2 ekspertë nga fushat e mësipërme (në përputhje me tematikat e zhvilluara gjatë aktiviteteve). Numri total i ekspertëve të kontraktuar gjatë gjithë periudhës së realizimit të projekitit, është 14, ku për të njejtën fushë mund të pranohet më shumë se një ekspert, në varësi të aktivitetit.

Qëllimi i angazhimit të ekspertëve/trajnerëve është të sigurojnë trajnim dhe mbështetje teorike dhe teknike për të rritur e përmirësuar kapacitetet e aktorëve përkatës në trajnime/mentorime dhe për të transferuar njohuritë e tyre (lidhur me fushat përkatëse të gjithësecilit) në një mënyrë të qëndrueshme tek përfituesit.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj (preferohet dhe cdo certifikatë të fituar apo dokument që lidhet me fushën) si dhe mjetin e identifikimit duke u paraqitur pranë zyrave të Unionit fizikisht, me ane te postes ne adresen: Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës, Kati 2, Zyra 18, Tiranë (brenda një zarfi të mbyllur) ose në adresën elektronike [email protected] deri më 15.09.2021 ora 11:00.

Detajet e detyrave dhe profilet e kërkuara të ekspertit jepen në Termat e Referencës më poshtë (attached).