“Gratë në zvillimin rural” (WORD) është një projekt mundësuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, nën fondin e Small Grants for Democracy, që synon fuqizimin ekonomik dhe social të grave në Tiranë duke ofruar trajnime, seminare, mentorim, promovim dhe rrjetëzim për ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe krijimin e turizmit rural të qëndrueshëm. Projekti i propozuar do t’u japë grave mundësi për të rritur njohuritë, për tu informuar me mundesite e aksesimit te tregut dhe e gjithë kjo do të çojë në përmirësimin e situatës ekonomike të grave dhe fuqizimin e tyre shoqëror. Për këtë arsye, lind nevoja e ngritjes së një grupi ekspertësh nga vendi dhe rajoni, me backgrounde të ndryshme në fushat si vijon, në mënyrë që të japin ekspertizën e tyre në trajnime/mentorime për gratë pjesëmarrëse në projekt, konkretisht:
- Eksperte në ofrimin e këshillimit në shërbimet e biznesit
- Eksperte në ngritjen e kapaciteve për zhvillim dhe modelim biznesi
- Eksperte në ofirmin e shërbimeve të mikpritjes dhe rritjen e vlerës në zinxhirin e turizmit
- Ekspert në edukimin financiar dhe lehtësimin e aksesit në financë
- Eskperte në fushën e trashëgimisë kulturore
- Eksperte e zhvillimit të produkteve e strategjive të marketingut të turizmit
- Ekspertë në fuqizimin ekonomik dhe social, në aftësitë e lidershipit dhe menaxhimit
- Ekspert ligjor në sektorin e zhvillimit të turizmit rural
Objektivat kryesore të projektit janë:
- Rritja e aftësive dhe kapaciteteve të 100 grave të përfshira në sektorin e turizmit
- Transformimi I shtëpive në aktivitete fitimprurëse (bujtina) me rëndësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale
- Krijimi I një oferte turistike të integruar
- Krijimi I një destinacioni gjatë gjithë vitit për zonat rurale
- Rrjetëzimi i grave sipërmarrëse, zhvillimi i shërbimeve/produkteve në sektorin e turizmit
- Rritja e ndërgjegjësimit në rajon për rëndësinë e zhvillimit të turizmit rural
- Transmetimi i aftësitëve dhe mundësitë për të rinjtë
Projekti parashikon 4 aktivitete në formë trajnimi, 1 aktivitet në formë mentorimi dhe 1 aktivitet përmbledhës me qëllim ndarjen e praktikave më të mira në agroturizëm. Për secilin aktivitet parashikohen minimalisht të kontraktohen 2 ekspertë nga fushat e mësipërme (në përputhje me tematikat e zhvilluara gjatë aktiviteteve). Numri total i ekspertëve të kontraktuar gjatë gjithë periudhës së realizimit të projekitit, është 14, ku për të njejtën fushë mund të pranohet më shumë se një ekspert, në varësi të aktivitetit.
Qëllimi i angazhimit të ekspertëve/trajnerëve është të sigurojnë trajnim dhe mbështetje teorike dhe teknike për të rritur e përmirësuar kapacitetet e aktorëve përkatës në trajnime/mentorime dhe për të transferuar njohuritë e tyre (lidhur me fushat përkatëse të gjithësecilit) në një mënyrë të qëndrueshme tek përfituesit.
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj (preferohet dhe cdo certifikatë të fituar apo dokument që lidhet me fushën) si dhe mjetin e identifikimit duke u paraqitur pranë zyrave të Unionit fizikisht, me ane te postes ne adresen: Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës, Kati 2, Zyra 18, Tiranë (brenda një zarfi të mbyllur) ose në adresën elektronike [email protected] deri më 15.09.2021 ora 11:00.
Detajet e detyrave dhe profilet e kërkuara të ekspertit jepen në Termat e Referencës më poshtë (attached).