Home > Vende Vakante > Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon hap thirrjen për angazhimin e një subjekti për zhvillimin e dy spoteve promovuese gjatë zhvillimit të projektit WORD

Projekti“Gratë në zvillimin rural” (WORD) është një projekt mundësuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, nën fondin e Small Grants for Democracy, që synon fuqizimin ekonomik dhe social të  grave në Tiranë duke ofruar trajnime, seminare, mentorim, promovim dhe rrjetëzim për ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe krijimin e turizmit rural të qëndrueshëm. Projekti i propozuar do t’u japë grave mundësi për të rritur njohuritë, për tu informuar me mundesite e aksesimit te tregut dhe e gjithë kjo do të çojë në përmirësimin e situatës ekonomike të grave dhe fuqizimin e tyre shoqëror.

UBSHR, në kuader të realizimit të projektit WORD, ka parashikuar realizimin e dy spoteve promovuese i cili do të njohë dhe informojë publikun me këtë projekt. Për këtë arsye, hapet thirrja për angazhimin e një subjekti për zhvillimin e dy spoteve të shkurtër promovues (produksion dhe post produksion) në 6 njësi administrative të Tiranës, një për startimin e projektit, dhe realizimin e një spoti përmbledhës, në fund të projektit.

Rezultatet kryesore të kësaj detyre janë:

• Zhvillimi i xhirimeve në secilën prej njësive administrative të përzgjedhura në zonat rurale rreth Tiranës.

• Zhvillimi i dy spoteve promovuese prej 60-90 sekondash që do publikohet për projektin.

Detajet e detyrave te kërkuara jepen në Termat e Referencës më poshtë (attached). Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni dokumentacionin e kerkuar duke u paraqitur pranë zyrave të Unionit fizikisht, me ane te postes ne adresen: Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës, Kati 2, Zyra 18, Tiranë (brenda një zarfi të mbyllur nën subjektin: Ofertë për Spot Promovues) ose në adresën elektronike [email protected] deri më 23.08.2021 ora 11:00.

Dokumentacioni i kërkuar do hapet dhe vlerësohet në 24.08.2021 ora 11:00 nga Komisioni i vlerësimit të ofertave.