Home > Vende Vakante > THIRRJE PËR APLIKIM PËR POZICIONIN “FINANCIERE”

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon kërkon të punësojë “Financiere”

Detyrat kryesore

  • Të asistojë në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar për raportimin financiar.
  • Deklarim të stafit dhe detyrimeve të tjera të organizatës sipas kuadrit ligjor fiskal në fuqi apo ndryshimeve që rrjedhin si pasojë e veprimtarisë.
  • Menaxhim financiar të projekteve në zbatim si dhe buxhetim apo hartim të planeve financiare për aplikime të mundshme në të ardhmen.
  • Rakordim të bankës dhe arkës dhe veprimeve financiare të tjera që rezultojnë nga veprimtaria financiare e organizatës, në përputhje me standardet financiare të vendit dhe ndërkombëtare.
  • Zbatim rigoroz të proçedurave financiare dhe prokurimeve qe organizata ndjek, në përputhje të kritereve të financimit nga donatorë vendas dhe të huaj.

Aftësitë dhe kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master i shkencave) dega Finance-Kontabilitet.
  • Eksperience te meparshme ne menaxhimin financiar te projekteve ose sektorit privat.
  • Të jetë banues në qytetin e Tiranës.
  • Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze; në të shkruar dhe të folur.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese.
  • Njohuri shume të mira rreth programeve bazë kompjuterike (Word, Excel etj.).
  • Njohuri shume të mira rreth programeve kompjuterike financiare si Alpha apo Financa 5.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.

Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë në adresën tone elektronike [email protected] dokumentacionin e mëposhtëm:

  • CV
  • Letër motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)

Në subjektin e e-mailit duhet të specifikohet titulli i pozicionit për të cilin po aplikoni: Financiere. Kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit për t’u paraqitur për intervistë.
Të gjitha CV-të e sjella do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Afati i dorezimit të aplikimeve është deri më datën 1.12.2020.