Home > Vende Vakante > THIRRJE PËR APLIKIM PËR POZICIONIN “Asistent i zyrës”

THIRRJE PËR APLIKIM PËR POZICIONIN “Asistent i zyrës “Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon kërkon të punësojë një asistent.

Aftësitë dhe kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) me rezultate shumë të mira;
  • Të jetë banues në qytetin e Tiranës;
  • Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze dhe italiane, në të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
  • Njohuri shume të mira rreth programeve bazë kompjuterike (Word, Excel etj.);
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira për të punuar individualisht por edhe në grup.

Mënyra e aplikimit: Të interesuarit të dërgojnë në adresën tonë elektronike [email protected] dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Një kopje të CV-së
  • Letër motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)

Në subjektin e e-mailit duhet të specifikohet titulli i pozicionit për të cilin po aplikoni: Asistent i Zyrës. Kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit për t’u paraqitur për intervistë. Të gjitha CV-të e sjella do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Afati i dorezimit të aplikimeve është deri më datën 31.05.2020.