Në Plavë, si pjesë e nismës së UBSHR “Mike e Zonjave Krijuese dhe Guximtare”, takuam Kaltrina Hotin, një artiste plot vlera, e cila i përmes artit të saj sjell për publikun krijime të bukura.
Kaltrina është kthyer nga emigracioni, për të kontribuar në vendlindjen e saj dhe duke shërbyer si një model frymëzues për zonjat e tjera të Malësisë.
Vizituam studion e saj të punës, ku së shpejti në “Jo Vetëm Modë” do të njiheni me Zonjat Guximtare dhe bukuritë e Plavës dhe Gucisë.