Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, në datat 15 dhe 16 dhjetor organizoi tryezën me temë “Afrimi i Rajonit Shqipfolës me BE-në dhe thithja e fondeve të Bashkimit Europian”.
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Europartners Development dhe Bashkia Tiranë më mbështetjen e tyre financiare mundësuan zhvillimin e këtij aktiviteti.
Në tryezën e organizuar në Tirana International Hotel morën pjesë: Bashkia Tiranë, Komuna e Prishtinës, Komuna e Çairit, Komuna e Tuzit, Komuna e Preshevës, Komuna e Prizrenit, Komuna e Tetovës etj.
Qëllimi i Unionit është të ndërmarrë një seri aktivitetesh me fokus informimi i perspektivës Evropiane dhe për Projektet Cross Borden, për rritjen e mundësive të koordinimit dhe të kapaciteteve njerëzore të admistratave lokale. Gjithashtu, për krijimin e një terreni të përshtatshëm institucional për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në fushën e urbanistikës, inovacionit, mjedisit, kulturës dhe formave të reja të financimit. Në këtë kontekst, Unioni shërben si platformë integrale për shkëmbimin e ideve në përmirësimin e politikave rajonale që prekin komunitetet shqiptare dhe më gjërë, ndërvepron me aktorët politik në planin kombëtar dhe atë rajonal, si dhe nxit debatin publik mbi zhvillimet e procesit të integrimit në BE.