Projekti “Gratë në zvillimin rural” (WORD) është një projekt mundësuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, nën fondin e Small Grants for Democracy, që synon fuqizimin ekonomik dhe social të grave në Tiranë duke ofruar trajnime, seminare, mentorim, promovim dhe rrjetëzim për ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe krijimin e turizmit rural të qëndrueshëm. Projekti i propozuar do t’u japë grave mundësi për të rritur njohuritë, për tu informuar me mundesite e aksesimit te tregut dhe e gjithë kjo do të çojë në përmirësimin e situatës ekonomike të grave dhe fuqizimin e tyre shoqëror.
Projekti parashikon 4 aktivitete në formë trajnimi, 1 aktivitet në formë mentorimi dhe 1 aktivitet përmbledhës me qëllim ndarjen e praktikave më të mira në agroturizëm.
Për këtë arsye, lind nevoja e kontraktimit të një kameramani profesionist, i cili do angazhohet me kryerjen e materialit filmik gjatë aktiviteteve, me qëllim promovimin e projektit.
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj (preferohet dhe cdo certifikatë apo dokument që lidhet me fushën) si dhe mjetin e identifikimit duke u paraqitur pranë zyrave të Unionit fizikisht, me ane te postes ne adresen: Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës, Kati 2, Zyra 18, Tiranë (brenda një zarfi të mbyllur) ose në adresën elektronike [email protected] deri më 27.09.2021 ora 11:00.
Detajet e detyrave jepen në Termat e Referencës më poshtë (attached).