Detaje të pozicionit
Kategoria e Punës / Profesioni: Ekspert Ligjor
Afati i dorëzimit të dokumentave: 31.03.2021
Periudha e kontraktimit: Data e fillimit të zbatimit do të jetë nga nënshkrimi i kontratës nga të dyja palët dhe do të përfundojë me perfundimin e procedurës së vlerësimit të ofertave.
Përshkrim i përgjithshëm për shërbimin e kërkuar, është:
Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon kërkon të punësojë një Ekspert në profilin Juridik për të qenë pjesë në komisionin e vlerësimit të ofertave në procedurën e tenderimit me objekt “Blerje Makine” për shoqatën.
Eksperti ligjor do të jetë përgjegjës për vlerësimin e ofertave përkatëse të procedurës së tenderimit sipas rregullores së brendshme të kompanisë.
Detyrat
1. Kontrollon dhe vlerëson të gjithë dokumentacionin ligkor të dorëzuar për procedurën e tenderimit me objekt “Blerje Makine” në pronësi të Shoqatës Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon;
2. Merr vendimin së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit të vlerësimit të ofertave për kompaninë fituese të tenderit;
3. Përgatit të gjithë dokumentacionin përkatës në lidhje me procedurën e vlerësimit ligjor të ofertave;
4. Të marrë pjesë në shqyrtimin e ankesave të paraqitura nga pjesëmarrësit në procedurën e prokurimit.
Kushtet që duhet të plotësojnë për pranim kandidatet për ekspert për:
- Të ketë përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Shkenca Juridike;
- Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë njohuri shumë të mira dhe të përditësuara të legjislacionit shqiptar për organizatat jo fitimprurëse në Shqipëri;
- Të ketë njohuri shumë të mira të teknikës legjislative;
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike;
- Të zotërojë liçensën si ekspert ligjor;
- Të jetë objektiv, i paanshëm dhe profesional gjatë procesit të vlerësimit.
Shënime
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre tek emaili: [email protected]ose në adresën Sheshi “Skëndërbej”, Pallati i Kulturës, Kati i dytë, Zyra 18 së bashku me dokumentet shoqëruese (fotokopje e licensës profesionale, fotokopje të letërnjoftimit (ID),fotokopje të librezës së punës, fotokopje të diplomës etj).