Detaje të pozicionit
Kategoria e Punës / Profesioni: Ekspert Mekanik
Afati i dorëzimit të dokumentave: 31.03.2021
Periudha e kontraktimit: Data e fillimit të zbatimit do të jetë nga nënshkrimi i kontratës nga të dyja palët dhe do të përfundojë me perfundimin e procedurës së vlerësimit të ofertave.
Përshkrimi
Shoqata “Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon” kërkon të punësojë një Ekspert në profilin Inxhinier Mekanik për të qenë pjesë në komisionin e vlerësimit të ofertave në procedurën e tenderimit me objekt “Blerje Makine” për shoqatën.Inxhinieri Mekanik do të jetë përgjegjës për vlerësimin e ofertave përkatëse të procedurës së tenderimit sipas rregullores së brendshme të kompanisë.
Detyrat
1. Kontrollon dhe vlerëson të gjithë dokumentacionin teknik të dorëzuar për procedurën e tenderimit me objekt “Blerje Makine” në pronësi të Shoqatës Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon;
2. Merr vendimin së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit të vlerësimit të ofertave për kompaninë fituese të tenderit;
3. Përgatit të gjithë dokumentacionin përkatës në lidhje me procedurën e vlerësimit teknik të ofertave;
4. Të marrë pjesë në shqyrtimin e ankesave të paraqitura nga pjesëmarrësit në procedurën e prokurimit.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar shkollën e lartë në profilin Inxhinieri Mekanike
- Të zotërojë liçensën si ekspert mekanik;
- Të kenë eksperiencë të mëparshme pune minimumi 3 vjet si ekpert mekanik;
- Të zotërojë Paketën Office dhe Autocad;
- Të jetë objektiv, i paanshëm dhe profesional gjatë procesit të vlerësimit.
Produkti i punës: Eksperti do të paraqesë në gjuhën shqipe të gjitha propozimet, rekomandimet dhe dokumentat e hartuara gjatë procedures.
Shënime
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre tek emaili: [email protected]ose në adresën Sheshi “Skëndërbej”, Pallati i Kulturës, Kati i dytë, Zyra 18 së bashku me dokumentet shoqëruese (fotokopje e licensës profesionale, fotokopje të letërnjoftimit (ID),fotokopje të librezës së punës, fotokopje të diplomës etj).