Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon kërkon të punësojë “Financiere”
Detyrat kryesore
- Të asistojë në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar për raportimin financiar.
- Deklarim të stafit dhe detyrimeve të tjera të organizatës sipas kuadrit ligjor fiskal në fuqi apo ndryshimeve që rrjedhin si pasojë e veprimtarisë.
- Menaxhim financiar të projekteve në zbatim si dhe buxhetim apo hartim të planeve financiare për aplikime të mundshme në të ardhmen.
- Rakordim të bankës dhe arkës dhe veprimeve financiare të tjera që rezultojnë nga veprimtaria financiare e organizatës, në përputhje me standardet financiare të vendit dhe ndërkombëtare.
- Zbatim rigoroz të proçedurave financiare dhe prokurimeve qe organizata ndjek, në përputhje të kritereve të financimit nga donatorë vendas dhe të huaj.
Aftësitë dhe kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master i shkencave) dega Finance-Kontabilitet.
- Eksperience te meparshme ne menaxhimin financiar te projekteve ose sektorit privat.
- Të jetë banues në qytetin e Tiranës.
- Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze; në të shkruar dhe të folur.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese.
- Njohuri shume të mira rreth programeve bazë kompjuterike (Word, Excel etj.).
- Njohuri shume të mira rreth programeve kompjuterike financiare si Alpha apo Financa 5.
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë në adresën tone elektronike [email protected] dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV
- Letër motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)
Në subjektin e e-mailit duhet të specifikohet titulli i pozicionit për të cilin po aplikoni: Financiere. Kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit për t’u paraqitur për intervistë.
Të gjitha CV-të e sjella do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Afati i dorezimit të aplikimeve është deri më datën 1.12.2020.