Home > Struktura

Unioni i Bashkive/ Komunave Shqiptare në Rajon (UBSHR) funksionon sipas strukturës së përcaktuar në statutin e shoqatës. Struktura e UBSHR-së përcakton shkallën e hierarkisë dhe të përgjegjësisë së funksioneve në marrëdhëniet midis punonjësve. 

Struktura aktuale është e ndërtuar sipas detyrave funksionale dhe përbëhet nga:

a)        Asambleja e Përgjithshme

b)        Këshilli Drejtues

c)         Kryesia e Shoqatës

d)        Komisioni i kontrollit financiar

e)        Forumet e përhershme

f)         Drejtori ekzekutiv

g)        Stafi ekzekutiv

h)        Financieri

1. Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës i UBSHR-së, që thirret një herë në vit, ose kur e kërkon 1/5 e anëtarëve të shoqatës. Në Asamblenë e Përgjithshme marrin pjesë kryetarët e bashkive/komunave, të cilët kanë të drejtë të barabartë vote. 

2. Këshilli Drejtues është organi që drejton dhe përfaqëson UBSHR-në gjatë periudhës midis dy mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme. Këshilli Drejtues përbëhet nga 7 anëtarët themeltar, që përfaqësohen nga kryetarët e bashkive/komunave anëtare themeluese të shoqatës. 

3. Kryesia e Shoqatës drejton Asamblenë e Përgjithshme. Ajo përbëhet nga kryetari dhe nënkryetarët.

4. Komisioni i Kontrollit Financiar zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme në mbledhjen e saj organizative dhe përbëhet nga 3 persona, ekspertë në financë apo kontabilitet.

5. Forumet e Përhershme janë organe këshillimore për Asamblenë dhe Këshillin Drejtues të UBSHR dhe përbëhen nga përfaqësues të komunave/bashkive anëtare të shoqatës, të cilët janë specialistë të fushave përkatëse.

ORGANET EKZEKUTIVE TË SHOQATËS

6. Drejtori Ekzekutiv – drejton veprimtarinë e përditshme dhe ekzekutimin e programeve të vendosura nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Drejtues.

7. Stafi Ekzekutiv –  struktura dhe numri i anëtarëve të stafit përcaktohet me vendim të Këshillit Drejtues. Stafi punon me kohë të plotë dhe/ose të pjesshme dhe ekzekuton vendimet e organeve drejtuese të Shoqatës dhe të Drejtorit Ekzekutiv sipas këtij statuti dhe rregullores së brendshme të Shoqatës.

8. Financieri – emërohet nga Këshilli Drejtues dhe ka për detyrë të mbajë arkën, të pasqyrojë derdhjen e kuotizacioneve dhe burimeve të tjera financiare të Shoqatës sipas këtij Statuti. Ai është përgjegjës për veprimet financiare dhe shpenzimet e ndryshme që kryhen, për realizimin e aktiviteteve.