THIRRJE PËR APLIKIM PËR POZICIONIN “Asistent i zyrës “Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon kërkon të punësojë një asistent.
Aftësitë dhe kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) me rezultate shumë të mira;
- Të jetë banues në qytetin e Tiranës;
- Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze dhe italiane, në të shkruar dhe të folur;
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
- Njohuri shume të mira rreth programeve bazë kompjuterike (Word, Excel etj.);
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi shumë të mira për të punuar individualisht por edhe në grup.
Mënyra e aplikimit: Të interesuarit të dërgojnë në adresën tonë elektronike [email protected] dokumentacionin e mëposhtëm:
- Një kopje të CV-së
- Letër motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)
Në subjektin e e-mailit duhet të specifikohet titulli i pozicionit për të cilin po aplikoni: Asistent i Zyrës. Kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit për t’u paraqitur për intervistë. Të gjitha CV-të e sjella do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Afati i dorezimit të aplikimeve është deri më datën 31.05.2020.