Home > Lajme > Vizitë në Komunën e Çairit

Vizita në Komunën e Çairit nisi me mikpritjen e ngrohtë nga kryetari i komunës Z. Visar Ganiu dhe kabineti i tij i përkushtuar, ku i falenderuam për mikpritjen e Muzeut lëvizës “Tirana vjen tek ti” në Çair 😊Në takim morën pjesë nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani së bashku me drejtoreshën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Sh.T.Z Fatos Reka, ku biseduam rreth bashkëpunimeve dhe nismave të përbashkëta ndërmjet komunave të unionit në fokus zhvillimin e projekteve të reja 🇪🇺.