Home > Projektet e realizuara > UBSHR: Ballo vjeneze për të promovuar vlerat shqiptare

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR), në bashkëpunim me Sekretariatin e OSBE-së (të cilin drejton këtë vit) dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme organizuan në datën 23 Janar 2020, “Ballon Vjetore Vjeneze” në ambientet e Hofburgut në Austri.

Të gjitha të ardhurat e siguruara nga ky aktivitet do të shkojnë për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mbështetja financiare e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, (UBSHR),  Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) si dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mundësuan aktivitetin promovues. Po ashtu, mbështetje dhanë edhe Enejda Çobani, koordinatore projektesh në Agjencinë Turistike “EcoTuor Albania” dhe Hotel “Plazza” si dhe me pjesëmarrjen e 22 biznesve shqiptare.

“Jam shumë e lumtur që UBSHR-ja, filloi rrugëtimin e saj për të promovuar qytetet anëtare të Unionit, si dhe kryeqendrën e shqiptarëve, Tiranën e 100 viteve, në të gjithë kryeqytetet evropiane” – u shpreh Andriola Morina Kambo, drejtuesja e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Delegacioni, i cili përfaqësoi Shqipërinë dhe gjithë kryeqendrat shqiptare në rajon, u kujdes të realizonte promovimin e brand-it shqiptar duke ekspozuar xhubletën shqiptare, si pjesë të Trashëgimisë Kulturore, të rijetëzuara në punime artistike në dru, hekur, tekstile, qëndisje, pirografi.

Gjithashtu u lançuan edhe një larmi kostumesh tradicionale të trevave shqipfolëse, endje të ndryshme si: tezgjahu apo sixhade, të cilat janë dëshmi të identitetit tonë kombëtar, duke ofruar në stilin autentik të jetesës shqiptare në shekuj dhe duke konfirmuar që jemi pjesë e Trashëgimisë Kulturore të Hershme Evropiane.