Home > Aktivitete > TIRANA VJEN TEK TI

Nga sheshi “Skëndërbej”, Muzeu i Lëvizshëm “Tirana Vjen tek Ti”, udhëtoj në qytet e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Prishtinës dhe Preshevës. Muzeu lëvizës i ideuar plot dashuri për të sjellë më të mirën e Tiranës në 100 vjetorin e saj si kryeqytet i gjithë shqiptarëve.Faleminderit kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili besoj dhe mbështeti këtë ide për të festuar 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet në komunat shqipfolëse në rajon.Ky projekt si dhe vetë Muzeu me pllakat e sheshit “Skëndërbej” nuk do të ishte i mundur pa bërjen bashkë të të gjithë aktorëve institucioneve, kompanive dhe bashkëpuntorëve duke na mbështetur dhe ndihmuar në realizim e idesë.