Home > Aktivitete > “Tirana vjen tek ti” në Çair

Tirana në 100 vjetorin e saj erdhi në Çair
“Muzeu Lëvizës” e nisi udhëtimin e tij nga sheshi Skënderbej në Tiranë dhe u vendos në sheshin “Skënderbeu” të Shkupit .
U mikpritëm si në shtëpi, plot ngrohtësi nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” që krijuan një atmosferë festive për të gjithë pjesëmarrësit.
Muzeu “Tirana vjen tek ti” është një pjesëz Tirane që bën bashkë si një mozaik vlerash, historinë e përbashkët, kulturën, traditën e pasur, të cilat u ekspozuan plot dashuri gjatë ditës së djeshme për të gjithë qytetarët e Shkupit.
Shumë faleminderit Komunës së Çairit për mikpritjen dhe qytetarëve për interesin e treguar.