Home > Projektet e realizuara > Rrjetëzimi i bashkive shqiptare në rajon

Si do të funksionojë bashkëveprimi mes anëtarëve të UBSHR-së

Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon realizoi në datën 16 Tetor 2019 në sallën e mbledhjeve të Bashkisë së Tiranës një mbledhje për të diskutuar dhe ndërtuar strategjinë e përbashkët për bashkëveprim dhe bashkëpunim mes bashkive të rajonit shpipfolës, anëtare të Unionit.

Me mbështetjen financiare të Bashkisë së Tiranës dhe Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon (UBSHR) takimi u zhvillua pas legjitimit të statutit të UBSHR-së si një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, joqeveritare e formës Shoqatë. Pas ashtu, ajo erdhi në vijim të takimeve në qytetet anëtare për diskutimin e platformave të përbashkëta që kishin si qëllim hartimin e plan-programit të përbashkët të qyteteve shqipfolëse. Në tryezën e përbashkët ishin të pranishëm shefat e kabinetit të secilës komunë anëtare për të ndjekur asistencën teknike në zbatimin e tyre.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin shefat e kabineteve të Bashkisë Tiranë dhe komunave shqipfolëse të: Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë.

Nën kujdesin e Shefes së Kabinetit të Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi si dhe nën drejtimin e drejtoreshës së Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon Andriola Kambo, u diskutua për strategjitë dhe idetë për projektet dhe mundësitë reale përmes të cilave ky union do të ndikojë në intensifikimin, shkëmbimin e përvojave/ekspertizës dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve në bashkitë e komunat shqiptare.