Home > Aktivitete > Projekti “Gratë në Zhvillimin Rural”
Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit vjen me projektin e radhës për fuqizmin e zonjave në zonat rurale që nis nga fshatrat e Tiranës dhe do të shtrihet edhe në komunat e tjera në rajon, pjesë të Unionit 😊

Projekti pilot do të startoj me 6 fshatra të #Tiranës, nga Petrela, në Berzhitë, Farkë, Dajt, Shëngjergj dhe Pezë. Zonjat do të bëhen bashkë dhe do të asistohen nga projekti për ngritjen dhe zhvillimin e bujtinave dhe modeleve agroturistike në këtë zona.

Ke një ide💡, do të ngresh një bujtinë, një ferme apo një biznes artizanati në fshat?

➡️ Na kontakto në adresën e emailit : [email protected] ✅ për tu bërë pjesë e një eksperience fantastik.

Ky projekt u mundësua me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë 😊