Balloja Vjetore Vjeneze

8 images

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR), në bashkëpunim me Sekretariatin e OSBE-së dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që këtë vit kryeson drejtimin e saj, organizuan në datën 23 janar 2020, “Ballon Vjetore Vjeneze” në ambjentet e Hofburgut në Austri.

Delegacioni që na përfaqësoi në këtë event prestigjoz e realizuan me shumë sukses dhe dashuri promovimin e “Brend Shqiptar” në këtë event, duke ekspozuar xhubletën shqiptare, si pjesë të Trashëgimisë Kulturore, të rijetëzuara në punime artistike në dru, hekur, tekstile, qëndisje, pirografi. Gjithashtu me një larmi kostumesh tradicionale të Rajonit Shqipfolës, folklor të pasur, endje të ndryshme si, tezgjahu, sixhade, të cilat janë dëshmi të identitetit tonë kombëtar, duke ofruar në stilin autentik të jetesës shqiptare në shekuj dhe duke konfirmuar që jemi pjesë e Trashëgimisë Kulturore të Hershme Evropiane….