Home > Lajme > Peja mirëpret “Tirana vjen tek ti”

Bashkë me Muzeun “Tirana vjen tek ti”, u mirëpritëm plot ngrohtësi, në Komunën e Pejës nga kryetari i saj, Z. Gazmend Muhaxheri dhe stafi tij i përkushtuar.

Ju faleminderit shumë për mirëpritjen dhe gatishmërin e treguar për zhvillimin e aktivitetit në nder të 100 vjetorit e Tiranës kryeqytet i të gjithë shqiptarëve.

Ky aktivitet i zhvilluar është një ogur i mbarë në fillimin e bashkëpunimit të ndërsjellt ndërmjet qyteteve tona dhe UBSHR, në fushën e zhvillimit të turizmit rajonal.

Së shpejti edhe Komuna e Pejës do të na bashkohet familjes së madhe të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.