Home > Vende Vakante > Njoftim i mbledhjes së Komisionit te vleresimit te ofertave

Njoftim i mbledhjes së Komisionit te vleresimit te ofertave, e cila do të zhvillohet ditën e Premte, datë 02/04/2021 ora 10:30.

Në zbatim të Kreut VIII të Rregullores së brendshme për “BLERJET”, Neni 45/pika 1 dhe Nenit 46 për Strukturat që realizojnë blerjet:

 “Ngrihet komisioni për shqyrtimin, vlerësimin dhe marrjen e vendimit për përzgjedhjen e subjektit pjesëmarrës në proçedurën e tenderit me objekt “BLERJE MAKINE”, për organizatën Unioni I Bashkive Shqiptare në Rajon.”

Komisioni i Vleresimit te ofertave, do të shqyrtojë ofertat dhe, pas verifikimit të dokumentacionit të paraqitur bën vlerësimin tekniko-ekonomik duke marrë në konsideratë përdorimin sa më efektiv të fondeve nëpërmjet procedurave transparente, të paanshme dhe operative.

Autoriteti kontraktor vë në dijeni jo më vonë se 5 ditë nga marrja e vendimit:

a) çdo kandidat të pasuksesshëm, për arsyet e refuzimit të pjesëmarrjes së tij në blerje;

b) çdo ofertues të pasuksesshëm, për arsyet e refuzimit të ofertës së tij;

c) çdo ofertues të suksesshëm, që ka paraqitur një ofertë të vlefshme, për klasifikimin e ofertave së përzgjedhur.

Faleminderit!