Home > Lajme > “EJA N’SHPINË TËNDE”

Zoti e bekoi si një të tërë, historia bëri të vetën… Por sot rajoni ynë shihet si një i vetëm. E shijojmë më mirë, i shërbejmë më mirë dhe e trashëgojmë më të mirë në breza.


Është ky qëllimi i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon që me anë të këtij spoti fton turistët shqiptarë dhe jo vetëm ata, të shijojnë gjatë sezonit turistik trojet tona. Rrugëtimi nis nga kryeqyteti i shtetit amë, i ndryshuar e ofrues për kë do të njohë historinë, kulturën, arkeologjinë. Për kë do të takojë të shkruarën dhe të ardhmen Tirana të mikpret si pakkush.


Bujari e rrallë gjendet edhe në Prishtinë e Prizren, Pejë a Preshëve. Mal e tokë shqiptare që të mahnit më ajrin, natyrën, bukuritë që i ka fal Zoti.
Ndjehu turist i privilegjuar në Strugë, Tetovë e Gostivar. Historia të tregon shumë, kulinaria të josh pamasë.
Det e shqiptari të ofrohet në Ulqin apo Tuz. Duke përshkruar këto rrugë e këto vende do të gjesh historinë, kulturën, folklorin e shqiptarëve në shekuj, mikpritjen që vetëm ballkanasit dinë ta japim.


Protagonistë jemi të gjithë, por na fton një nga shqiptarët më të njohur në botë e që asnjëherë nuk resht se prekuri Shqipërinë Kleidi Kadiu, na fton Emina Çunmulaj me bukurinë e mirësinë shqiptare, po ashtu na jep mikëpritjen artisti shumë I dashur Sabri Fejzullahu e grupi legjendar Elita 5.
Kontribuojmë për turizmin rajonal dhe i japim kështu dorën ekonomisë pas periudhës së vështirë që kaloi pas pandemisë Covid 19.

Pjesë e kësaj nisme është dhe Tirana Film Commission ku për herë të parë do të promovoj qytetin duke e kthyer në një sheshxhirimin për produksionet e huaja kinematografike, shpresojmë që të kthehet shembull suksesi dhe për qytetet e rajonit.