Home > Aktivitete > Bashkimi bën fuqinë

U zhvillua në Bashkinë Tiranë takimi i rradhës i Dhomës Ekonomike të Gruas me nënkryetaren e Bashkisë Tiranë, Znj. Anuela Ristani, me qëllim rritjen e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta ndërmjet Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon dhe grave të suksesshme sipërmarrëse.

Takimi i parë i Forumit të Grave të Suksesshme në Rajon u zhvillua më 8 mars në Tuz, ku ju dedikua grave, sfidave dhe problematikave me të cilat ato hasen dhe në gjetjen e zgjidhjeve për fuqizimin dhe integrimin ekonomik të tyre.

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon në bashkëpunim me komunat shqiptare në rajon do të krijoj mundësit e rritjes së bashkëpunimit të grave sipërmarrës dhe lehtësimin e barrierave që sipërmarrësit hasin nga legjislacionet në fuqi.

Së shpejti, do të krijohet forumi i përhershëm i ekspertëve rajonal në fushën e biznesit, si një mundësi më shumë në rritjen e bashkëpunimeve, ndarjen e eksiperiencave dhe zgjidhjeve të problematikave që hasen.